Rriten kontributet pёr disa profesione tё lira

Personat e vetëpunësuar, të cilët ushtrojnё njё profesionë të lirë do tё paguajnё 23,813 lekё nё muaj pёr sigurimet shoqёrore.

Kёto profesione të lira janё: avokatёt, noterёt, mjekёt e specializuar, dentistёt, dentistёt e specializur, farmacistёt, infermierёt, arkitektёt, inxhinierёt, veterinerёt, mjekёt laborantё, mamitё, projektuesit, ekonomistёt, agronomёt, ekspertёt kontabёl tё regjistruar, kontabilistёt e miratuar dhe vlerёsuesit e pasurive.

Kontributet e sigurimeve shoqёrore pёr profesionet e lartpёrmendura do tё llogariten mbi pagёn maksimale, e cila ёshtё 97,030 lekё nё muaj.

Projektligji ёshtё duke u diskutuar nё komisionin parlamentar, por opozita e ka kundёrshtuar.

Shoqata Dentare Shqiptare i ka dёrguar njё shkresё Kuvendit, Ministrisё sё Shёndetёsisё dhe asaj tё Financave, ku kёrkon qё ky projektligj tё mos miratohet.

Lajme te ngjashme