Shpjegim: Çfarë dihet për çështjen e rafinerisë së naftës në Cërrik

Shpjegim: Çfarë dihet për çështjen e rafinerisë së naftës në Cërrik

Në korrik të 2013, qeveria  Berisha i  dha me koncension për 35 vjet rafinerinë e naftës në Cërrik, kompanisë turke Kurum Intenational.

Sipas kontratës, Kurum duhet të investonte rreth 48 milionë euro për rehabilitimin e rafinerisë dhe duhet të fillonte përpunimin e naftës pas një viti e gjysëm.

Mbas fillimit të aktivitetit të përpunimit, Kurum duhet t’i paguante qeverisë një taksë vjetore prej 4 përqind të vlerës së naftës së përpunuar.

Pak ditë pas marrjes së koncensionit, Kurum krijoi një kompani të re në pronësi totale të vetën, Albanian Oil Rafinery, të cilës i kaloi pronësinë e rafinerisë.

Menjëherë pas kësaj shitje, AOR ja rishiti rafinerinë si material skrap kompanisë mëmë Kurum, e cila e çmontoi rafinerinë dhe e shkriu materialin në furrat e saj.

Rafineria nga AOT tek Kurum është shitur për  rreth 7 milionë lekë (rreth 49 mijë euro).

Tjetërsimi i pronësisë dhe rishitja e rafinerisë janë shkelje të kontratës konçensionare dhe janë bërë pa leje të qeverisë.

Qeveria nuk ka ngritur asnjëherë ndonjë shqetësim në lidhje me ecurinë e konçensiot edhe pse, sipas kushteve të kontratës, tashmë duhet të kishte verifikuar kryerjen e investimit dhe duhet të kishte filluar vjeljen e taksës së konçensionit.

Qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë ligjore ndaj kompanisë Kurum .

Kurum pretendon se rafineria është prishur për t’i hapur hapësirë ndërtimit të një rafinerie të re edhe pse ky investim i pretenduar nuk është pjesë e konçensionit.

 

Lajme te ngjashme