Shqipёria ndër të fundit nё botë për përparimin shoqëror

Shqipёria është renditur e 83-ta në botë për nivelin e përparimit si shoqëri, mes 142 vendeve, në Indeksin e Prosperitetit 2015. Së bashku, me Bosnje-Hercegovinën, ne jemi vendi me mirëqenien shoqërore e ekonomike më të ulët nё Europё.

Treguesi më shqetësues për Shqipërinë është renditja në vendin e katërt nga fundi për kapitalin social, duke lënë mbrapa vetëm Beninin, Republikën e Afrikës Qëndrore, Gjeorgjinë dhe Togon. Kapitali social mat ndër të tjera harmoninë dhe lidhjet shoqërore duke vlerësuar pёrfshirjen e shoqёrisё nё punё vullnetare dhe bamirësi, ndihmёn ndaj tё panjohurёve, mbёshtetjen ndaj familjarёve, etj.

Indeksi i  Prosperitetit hartohet nga Legatum Institute dhe rendit 142 vende tё botёs nё bazё një sërë parametrash që ndikojnë mirёqenien e nje vendi, të tilla si faktorët ekonomikë, mundësitë si shoqëri, qeverisjen, shëndeti, arsimi, mjedisi, siguria etj.

Norvegjia ka kryesuar edhe këtë herë, për të shtatin vit rrjesht, renditjen botërore, e pasuar nga Zvicra dhe Danimarka.

Lajme te ngjashme