Amnistohen Tom Doshi e Mark Frroku

Deputetët Tom Doshi e Mark Frroku do të amnistohen në fund të vitit  nga  Ministria e Drejtësisë.

Amnistia e fundvitit parashikon pushimin e proçedimeve penale për rreth 800 persona, mes të cilëve dhe ata të akuzuar për “kallëzim të rremë” e “deklarim të rremë”.

Deputetët Tom Doshi e Mark Frroku akuzohen për të dyja këto akuza, për çështjen kundër Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, në shtator të këtij viti.

 

Lajme te ngjashme