Arrihet paqja në vilën e Mehmet Shehut

Arrihet paqja në vilën e Mehmet Shehut RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Krerët  politikë të vendit u takuan sot, për rreth një orë e gjysëm, në ambientet e vilës numër 30, e njohur si vila e Mehmet Shehut. Rama, Meta, Tahiri, Ahmetaj, Braçe, Ruçi e Vasili. Grupit iu bashkua dhe Shpëtim Idrizi, duke  kompletuar udhëheqjen e lartë të vendit.

I vetmi që bëri komente në përfundim të mbledhjes ishte Arben Ahmetaj, që deklaroi se “aleanca është e unifikuar në qëndrimet dhe mendimet e saj, si për buxhetin e vendorëve, ashtu edhe për ngritjen e komisonit për reformën zgjedhore.”

“Kemi gjetur me të gjithë dakordësi të plotë,” vazhdoi Ahmetaj.

Vila është ajo e Mehmet Shehut. Për një javë shënohet 34 vjetori i vdekjes së tij.

Sot janë të gjithë dakord. Kush do të kryejë “vetëvrasje” nesër për të siguruar stabilitetin e vazhdimësinë e regjimit?

Lajme te ngjashme