Elita jonë shpirt e mendje bunker

Elita jonë shpirt e mendje bunker

Falimentimi i elitës sonë politike duket nga fakti që edhe 30 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës e vetmja gjë që ajo prodhon janë bunkerët dhe debatet me bunkerë.

Elita jonë frymëzimin politik, artistik, kulturor, ekonomik e gjen tek bunkerët. Për të politika është luftë për bunkerë, arti është ndërtim bunkerësh. Madje edhe turizmin kërkon ta zhvillojë me bunker – edhe pse kemi bregdet të jashtëzakonshëm e bukuri natyrore përrallore, ato elita  jonë ja ka lënë grabitësve dhe injorantëve, kurse turistët kërkon t’i ngasë në ndonjë bunker.

Në fakt, bunkeri atje tek Ministria e Brendëshme nuk është as histori e as komunizëm siç thonë ca, e as kulturë e as turizëm siç thonë ca të tjerë: është thjesht simboli i shterpësisë së vizionit, shpirtit e mendjes të elitës sonë politike.

Lajme te ngjashme