Miratohet ligji i dekriminalizimit

Kuvendi miratoi sot ndryshimet kushtetuese për proçesin e dekriminalizimit të politikës.

Ligji përkatës u miratua me konsensus midis të gjitha forcave politike duke marrë 131 vota pro dhe asnjë kundër.

Ligji, që hyn në fuqi menjëherë, ndalon përfshirjen në pozicione politike dhe publike të individëve të dënuar për vepra penale.

Opozita propozoi një amendament për bërjen e testit të drogës para marrjes së posteve të larta publike, i cili nuk u  miratua.

Lajme te ngjashme