Martin Shkreli, shqiptari më i suksesshëm i të gjitha kohërave?

Martin Shkreli, shqiptari më i suksesshëm i të gjitha kohërave?

Amerikani me origjinë shqiptare Martin Shkreli, biznesmen në fushën e farmaceutikës, deklaroi para pak ditёsh se ai ёshtё shqiptari mё i suksesshёm i tё gjitha kohёrave.

Shkreli vetë u bё i famshёm, dhe i urryer në të njejtën kohё, disa muaj mё parё, kur rriti mijëra herë çmimin e njё ilaçi të rëndësishëm qё pёrdorej pёr trajtimin e SIDAs dhe disa sëmundjeve të tjera të rrezikshme.

Revista e njhohur amerikane Fortune vendosi të vlerësojë vërtetësinë e deklaratës së Shkrelit dhe qëmtoi individë të suksesshëm shqiptarë apo me origjinë shqiptare. Në sitën që ajo ka bërë për këtë qëllim janë ndër të tjerë:

  • Eliza Dushku – ka qenё aktore e suksesshme në fillim tё viteve 2000, por suksesi i saj nuk ka vazhduar mё tej. Eliza është shqiptare nga i ati.
  • Regis Philbin – pёr dekada, ka qenё njё forcё e madhe nё industrinё e argёtimit, dhe ёshtё njё thesar i shtrenjtё kulturor. Ai ёshtё gjysёm arbëresh dhe paraardhёsit e tij kanё jetuar ne Itali.
  • Kara DioGuardi – ish pjestare e jurisё nё American Idol, ёshtё gjithashtu me prejardhje nga shqiptarët e Italisë.
  • Vёllezёrit Belushi – Jim Belushi edhe pse aktor i arrirё nuk ka qenë kurrë një super yll hollivudian. Vëllai i tij, John Belushi, edhe pse vdiq i ri, pati sukses të jashtëzakonshëm si aktor i shfaqjes legjendare humoristike Saturday Night Live dhe nё filma klasikë si Animal House.
  • Nёnё Tereza – ёshtё njё nga humanitaret mё tё famshme në mbarë botën, e cila ёshtё lumturuar dhe mund tё shenjtёrohet.

Mbasi flet për arritjet e tyre, Fortune arrin në konkluzionin se deklarata e Shkrelit është e ekzagjeruar.

Sipas Fortune, të paktën John Belushin ka qënë e mbetet më i suksesshëm dhe më i famshëm se sa Shkreli. Ndërsa Nënë Tereza, edhe pse zgjodhi jetën e varfërisë, është një nga figurat më të njohura dhe më të rëndësishme të mbarë botës.

Madje, Shkreli ka gjasa tё mos jetë as shqiptari mё i suksesshёm nё fushёn farmaceutike, pasi mjeku i famshёm gjysëm shqiptar Ferid Murad, i cili mori Çmimin Nobel, është më i suksesshëm se ai.

Gazetari i Fortune ka komunikuar me Martin Shkrelin pёr ta pyetur rreth kёtyre krahasimeve dhe pёrgjigjia e tij ka qenё se askush nga personat e sipёr pёrmendur nuk ka arritur pasurinё e tij.

“Shkreli mund ta gjykojё suksesin duke marrё pёr bazё pasurinё monetare por nga llogaritё tona Shkreli humbet nё kёtё garё para tё paktёn dy personave”- mbyllet artikulli i revistёs Fortune.

 

 

 

Lajme te ngjashme