Komisioni i Ekonomisë miraton huanë e Abu Dhabit për Bashkinë Tiranë

Komisioni i Ekonomisë së Kuvendit ka miratuar, dje, marrëveshjen e Bashkisë Tiranë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit për marrjen e një huaje në vlerën 55 milionë euro.

Huaja do të përdoret për projektin e ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës dhe rehabilitimin e Lumit Tirana.

Kjo marrëveshje është negociuar dhe firmosur me Fondin Abu Dhabi, përpara dy vjetësh, nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha, por ajo u bllokua nga qeveria Rama. Për këtë arsye Zoti Basha e kallëzoi qeverinë në prokurori.

 

 

Lajme te ngjashme