PD akuzon Erion Veliajn për falsifikimin dokumentash

Sot Partia Demokratike akuzoi Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre. Në një konferencë për shtyp, këshilltari i djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës Fabian Topollaj i kërkoi prokurorisë hetimin e Zotit Veliaj për falsifikimin e firmës në gjobën vendosur PD-së për protestën e 8 dhjetorit.

Gjoba e Bashkisë për dëmet e shkaktuara gjatë protestës mbante firmën e Besmir Karaj, inspektor në Policinë Bashkiake. Ky i fundit dje deklaroi se nuk ka firmosur asnjë gjobë për dëmet në protestë.

Lajme te ngjashme