Qeveria shumëfishon tarifën për liçensën e karburanteve

Qeveria do të rrisë me 170 herë tarifën për dhënien dhe rinovimin e liçensave për pikat e shitjes së karburanteve.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, tarifa për liçensat në Bashkinë e Tiranës nga 30 mijë lekë do të bëhet pesë milionë lekë, ndërsa për bashkitë e tjera, nga 20 mijë lekë do të shkojë në dy milionë lekë.

Kjo rritje pritet të reflektohet në rritjen e çmimit të naftës, gazit e benzinës me rreth 5-10 lekë për litër.

Lajme te ngjashme