Qeveria tërhiqet nga projektligji i taksave për profesionet e lira

Dje, qeveria u tërhoq nga projektligji për rritjen e kontributeve shoqërore për profesionet e lira. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj tha se sigurimet e kësaj kategorie do të përcaktohen sipas disa kritereve:

  • Lloji i profesionit
  • Zona ku ndodhet biznesi
  • Eksperienca në punë
  • Madhesia e biznesit

Opozita sërisht i kundërshtoi këto ndryshime, me argumentin se janë në kundërshtim me Kushtetutën. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar dhe variantin fillestar të projektligjit, ku parashikohej pagesa e kontributeve shoqërore, për profesionet e lira, bazuar në pagën maksimale.

Lajme te ngjashme