Studentë dhe pedagogë të Gjeologji Minierave bojkotojnë mësimin

Sot në orën 09:30 studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Gjeologji Minierave, në Universitetin Politeknik bojkotuan mësimin.

Ato u shprehen se nuk kanë ambjente ku të zhvillojnë mësimin, pasi në godinën aktuale do të zhvendoset Gjykata e Lartë. Qeveria nuk është shprehur ende për ambjente te reja universitare.

Prezantimi i projektit fitues për ndërtesën e re të gjykatës do të zhvillohet sot.

Protestuesve i është bashkangjitur edhe Lëvizja “Për Universitetin”.

Qeveria në nëntor të vitit 2014 miratoi një VKM për kalimin godinës në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Lajme te ngjashme