Një piktore shqiptare ekspozon në Nju Jork

Një piktore shqiptare ekspozon në Nju Jork

Tiziana Fejzullaj emigroi rreth njё vit mё parё nё Amerikё bashkё me familjen e saj. Ajo filloi menjëherë punë si mёsuese arti nё njё gjimnaz të Nju Jorkut dhe thotё se e dashuron punёn qё bёn.

Tiziana është piktore. Ka mbaruar akademinë e arteve në Tiranë për pikturë në vitin 2006. Pikturën e ka patur pasion që në nё fёmijёri dhe nuk e ka braktisur asnjëherë. As mbas emigrimit në Amerikë.

Nga data 7 Janar, shtatё piktura tё Tizianёs janë ekspozuar nё galerinё e artit Agora nё lagjen artistike, Chelsea, të Nju Jorkut si pjesë e ekspozitës “Vizione që lindin: Një shfaqje dimesionesh dhe të vërtetash.”

Pikturat e shfaqura janё figura misterioze me imazhe femёrore e mashkullore. Imazhet nuk kanë fytyra dhe historia e pikturёs tregohet nёpёrmjet pozicionit dhe formave tё trupit.

Në një intervistë për një gazetë nju jorkeze, Tiziana ka shpjeguar se arti i saj ёshtё influencuar nga kultura e veçantё e vendlindjes. “Arti shqiptar është dalluar pёr fokusin e tij nё portrete njerёzish dhe situatash” është shprehur Tiziana.

 

Lajme te ngjashme