Si bëhen “të vërteta” teoritë konspirative në Facebook

Si bëhen “të vërteta” teoritë konspirative në Facebook

Teori konspirative, rrengje dhe gjithfarëlloj marrëzish janë përhapur kaq shumë ne Facebook sa tashmë palët e interesuara nuk marrim më as mundimin për t’i demaskuar apo ndaluar ato.

Një raport i vitit 2013 të Forumit Ekonomik Botëror e konsideronte informacionin e gabuar që gjendet online si një ndër kërcënimet më të mëdha ndaj shoqërisë modern. Raporti indentifikonte një sërë rastesh serioze kur informacioni i krijaur nga individë të caktuar është shpërndarë në mënyrë virale në përmasa që nuk mund ët imagjinoheshin kurrë nga vetë krijuesit e tij.

Një studim i fundit i bërë nga hulumtues të Universitetit të Bostonit dhe disa institucioneve akademike italiane, kanë zhvilluar një teori se si përhapet keqinformimi në Facebook. Sipas tyre, teoritë konspirative apo rrengjet përhapen në tre hapa:

  1. Një individë apo faqe publikon një lajm apo informacion konspirativ dhe e shpërndan atë mes kontakteve të veta në rrjetin social.
  1. Lajmi apo informacioni përhapet dhe propagandohet në mënyrë vullnetare nga persona që janë dakord me rrëfimin – kjo gjë ndodh veçanërisht brenda dy orëve të para nga postimi original dhe në përgjithësi brenda 20 orëve të para.
  1. Për disa ditë ky informacion degëzohet gradualisht në të gjithe rrjetin, më ngadalë por me audiencë gjithnjë në rritje. Brenda rreth dy javësh ky informacion apo teori konspirative është adoptuar nga grupe të mëdha të komunitetit.

Pasi teoria konspirative përqafohet apo përvetësohet nga shumë persona është pothuaj e pamundur të ndryshosh mendim e tyre. Madje, përpjekjet për të korrigjuar teoritë apo informacionet konspirative shpesh kanë efektin e kundërt – personave që i besojnë u rritet besimi në to.

Teoritë përhapen në Facebook brenda grupeve apo komuniteteve specifike të njerëzve, që nuk dallohen në pamje të parë që funksionojnë apo sillen vërtet si grup apo komunitet. Në përgjithësi, ata që besojnë teori të caktuara konspirative kanë prirjen të grumbullohen në komunitete me interesa të njëjta dhe prania në omunitete të tilla e shton paragjykimin e tyre dhe kontaktin e tyre me pikëpamje të tjera. Si pasojë, rrëfimet e njëanshme, të nisura si thashetheme pa bazë, përhapen me shpejtësi nga mosbesimi dhe paranoja e tyre.

Problemi më i madh është se përdoruesit i krijojnë vetë këto komunitete të mbyllura ndaj pikëpamjeve të tjera duke zgjedhur të lexojnë vetëm lajme apo informacione që pajtohen me paragjykimet e tyre e duke larguar apo mbajtur larg çdo kënd që sfidon pikëpamjet e tyre socio-politike.

Grupime të tilla lindin si pasojë e intolerancës apo botëkuptimit të ngushtë të vet njerëzve. Facebook nuk është kurrsesi shkaku i këtyre paragjykimeve. Problemi qëndron te natyra e njeriut, prandaj është pothuajse e pamundur që ai të zgjidhet teknoligjikisht.

 

 

Lajme te ngjashme