PD: Kryeministri Rama i lidhur me ish të dënuarin Shullazi

Partia Demokratike vijoi sërish sot me akuzat ndaj Kryeministrit Rama për lidhjet e tij me krimin. Sipas opozitës, qeveria duke dashur të përgënjeshtrojë akuzat e bëra një ditë më parë për favorizime nga ish të dënuarit për trafik droge Emiljano Shullazit, po gënjen qytetarët.

Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, deklaroi se “ [Rama] mashtron për llogari të Emiljano Shullazit. Me mashtrimin e tij, Rama pranon zyrtarisht lidhjen me Emiljano Shullazin.”

Një ditë më parë, PD deklaroi se makina e Emiljano Shullazit, i përfolur si mik i afërt i Ministrit Tahiri, nuk është kontrolluar  kur ka hyrë në doganën e Durrësit me automjetin e tij.

Lajme te ngjashme