Propaganda rozë dhe realiteti i zi i sigurisë në vend

Propaganda rozë dhe realiteti i zi i sigurisë në vend

Propaganda

1 shkurt

Ministri Tahiri merr pjesë në një ceremoni pompoze, për më shumë se dy orë, ku  paraqet në publik unifromat e reja të policisë.

Ministri Tahiri e quan prodhimin e veshjeve të reja për policinë si një ditë të shënuar për policinë e shtetit.

2 shkurt

Kryeministri Rama dhe Ministri Tahiri prezantojnë kamerat që do të mbajnë policët rrugorë në trup, në një ceremoni të sofistikuar imazhi, që zgjati rreth 2 orë. Ceremonia përfshin bisedë të tyre me policë, prezantim para publikut të kamerave dhe shfaqje videosh demonstrative të kamerave në ekranë të mëdhenj, të instaluar në publik për këtë ceremoni. Ministri del në rrugë dhe flet me policët, me gazetarët dhe bën demonstrime të kamerave.

3 shkurt

Ora 20:00

Ministri Saimir Tahiri merr pjesë në një ceremoni anëtarësimesh në PS në një lagje të Tiranës.

Ora 20:30

Ministri poston në faqet e tij zyrtare një video gazmore me të rinjtë e sapo anëtarësuar në PS.

Ora 22:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policës Altin Qato merr pjesë në një emision talk show në Top Channel, për të folur për uniformat e reja të policisë.

saja

Realiteti

1 janar – 2 shkurt:

Shtatë atentate mafioze për eleminim kundërshtarësh.

9 persona janë vrarë në këto atentate.

Të gjitha atentatet dyshohen se kanë lidhje me trafikim droge dhe prostitucion.

Florian Bushi, inspektori i Shërbimit Informativ Shtetëror, u arrestua për bashkëpunim  me një grup kriminal.

Ervin Dalipaj, ish oficer policie, arrestohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

3 shkurt, ora 19:30:

Katër persona sulmojnë me kallashnikovë, në mënyrë frontale një lokal në qytetin e Elbasanit.

Tre persona humbin jetën, 8 mbeten të plagosur, 2 janë ende në gjendje kritike për jetën.

Viktimat janë individë me preçedentë kriminalë, të dyshuar për përfshirje në vrasje.

elbasan

Lajme te ngjashme