Ligji është vetëm për të tjerët: Kryebashkiaku Veliaj ndërton pa leje ndërtimi

Ligji është vetëm për të tjerët: Kryebashkiaku Veliaj ndërton pa leje ndërtimi

Bashkia e Tiranës po prish lulishten përpara Galerisë së Arteve, për të ngritur mbi truallin e saj një instalacion artistik.

Vepra me titull “Reja” e artistit japonez Sou Fujimoto, me sipërfaqe 580 metër katrorë, është një strukturë me 26 mijë element çeliku dhe 680 metër katrorë pllakë polikarbonatë, e cila kërkon një bazament të fortë mbi të cilin të qëndrojë.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të përdorë, për këtë qëllim, lulishten para Galerisë së Arteve, duke shkatërruar gjelbërimin për të hedhur një platformë betoni, mbi të cilin do ngrihet instalacioni.

Por, të gjitha punimet po kryhen pa leje ndërtimi dhe asnjë leje tjetër. Edhe pse Kryebashkiaku Veliaj ka ndërmarrë një aksion të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje në mjediset publike të qytetit, vetë ai ka zgjedhur të ndërtojë në mënyrë të paligjshme.

Mungesa e lejes së ndërtimit ngre pikëpyetje mbi kushtet e sigurisë së objektit, të cilin pritet ta frekuentojnë qindra qytetarë.

Nga ana tjetër, zgjedhja e Kryebashkiakut Veliaj mund të përmbajë një tjetër shkelje ligjore, pasi ai është duke tjetërsuar, qoftë edhe përkohësisht, një nga lulishtet që mbrohen me status të veçantë urbanistik.

Në fakt, i gjithë projekti i vendosjes në Tiranë të këtij instalacioni është bërë në mënyrë jo transparente. Kryetari Veliaj ka bërë të ditur vetëm se ai po mundësohet mbështetjen e fondacionit zviceran LUMA që ka financuar koston e transportit. Ndërkohë, Zoti Veliaj nuk ka bërë të ditur koston lokale të projektit, përfshi koston e ndërtimit të instalacionit.

 

 

 

Lajme te ngjashme