Banorët e luginës së Drinit në protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve

Banorët e luginës së Drinit protestuan, sot, kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve të Katundit të Ri dhe Skavicës. Ata deklaruan se nuk janë informuar apo pyetur nga qeveria për ndërtimin e tyre.

Banorët kanë frikë se ndërtimi i hidrocentraleve do të përmbytë komplet luginën, do të vërë në rrezik jetën e banorëve dhe do ta bëjë luginën të pabanueshme.

Vendimi I qeverisë për të ndërtuar me koncesion dy hidrocentralet në luginën e Drinit ka ngjalluar reagime të ashpra dhe nga ekspertë të fushës.

Lajme te ngjashme