PD: Kryebashkiaku Veliaj po e ndërton parkun e lojrave pa leje

Partia Demokratike denoncoi sërish ndërtimin e parkut të lojrave brenda Parkut të Liqenit nga Kryebashkiaku Veliaj. Në një konferencë për shtyp, deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se për ndërtimin e parkut nuk është marrë leje, pavarsisht se zona është e mbrojtur me vendim te Këshillit Kombëtar të Territorit.

“Ligji është i egër për ata pa leje, po jo për kryetarin e bashkisë që e shkel i pari atë,” u shpreh deputetja Tabaku.

Ajo shtoi se i gjithë ky projekt është korruptiv dhe i shërben klientëve të Kryebashkiakut Veliaj. Zonja Tabaku tha se bari dhe restoranti që do të ndërtohen brenda parkut të lojrave, do të shfrytëzohen nga miqtë e Zotit Veliaj.

Projekti për ndërtimin e një parku lojrash brenda Parkut të Liqenit dhe fillimi i prerjes së pemëve në atë zonë, ka bërë që dhe qytetarë e organizata të shoqërisë civile të protestojnë kundër shkatërrimit të parkut.

Lajme te ngjashme