Reagimi i qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për protestën e qytetarëve tek parku i liqenit

Reagimi i qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për protestën e qytetarëve tek parku i liqenit

Pas protestës së qytetarëve mbi ndërtimin tek parku i liqenit, qeveria dhe bashkia e Tiranës reaguan si më poshtë:

Kryeministri Edi Rama në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook ka deklaruara:

“ Ja shiheni vetë për çfarë “protestojnë” tek Parku i Liqenit!…

Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, “protestuesit” duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni!…”

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, në një deklaratë për median, nga Londra tha:

“Nëse do të tërhiqesha do ishte në rrezik i gjithë transformimi i Tiranës, sepse do tregonte që jemi kthyer në kohën e komunizmit ku shijet arkitekturore u vendosën nga partia dhe jo ekspertët. Do të jetë një park shumë i ngjashëm me parqet që kemi parë edhe këtu në Londër.

Nëse do ishin kaq të shqetësuar, ja ku i kanë të legalizuara dhe hipotekuara mbi 30 kafene në buzë të liqenit dhe pallate pa fund edhe te Liqeni i Tiranës edhe te Liqeni i Thatë, ngjitur. Ndaj kush ka nevojë të protestojë e ka ‘targetin’ e betonit. Por, të kërkosh që fëmijëve të Tiranës t’ju mohohet një hapësirë, unë besoj se është fyerje për inteligjencën, ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend.”

Bashkia e Tiranës, në një deklaratë zyrtare, u shpreh:

“Një grup i vogël njerëzish, me veprime vandalësh, u përfshinë në dëmtime masive të pronës publike, të pronës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke sulmuar e prishur objekte për të penguar sërish punimet për Parkun e Lodrave të Fëmijëve. Një minorancë e zhurmshme po i kundërvihet aspiratave të shumicës së qytetarëve që e duan zhvillimin e qytetit. Aspiratat e qytetit nuk mund të pengohen nga vandalët e zhurmshëm.”

 

 

Lajme te ngjashme