Sa rëndojnë taksat e reja vendore mbi familjet dhe bizneset – Exit shpjegon

Sa rëndojnë taksat e reja vendore mbi familjet dhe bizneset – Exit shpjegon

Para dy muajsh, Bashkia e Tiranës rriti disa nga taksat vendore për bizneset dhe për individët, si dhe prezantoi një taksë të re për infrastrukturën arsimore. Këto taksa hynë në fuqi para pak ditësh.

Më poshtë një pasqyrë e thjeshtë e taksave vendore për Bashkinë Tiranë.

Taksat individuale dhe familjare

Screenshot 2016-02-24 10.47.00

Për të kuptuar më mirë se sa do ti kushtojë një familje në Tiranë këto taksa le të bëjmë një llogaritje të thjeshtë.

Një familje me një banesë rreth 70 m2 të ndërtuar para viti 1993 do të paguaj në total 8 mijë lekë në vit taksa vendore: 1 200 lekë për ndërtesën dhe truallin, 5 mijë lekë për tarifën e pastrimit dhe 1 800 lekë për infrastrukturën arsimore.

Një familje me të njejtën banesë, por të ndërtuar pas vitit 1993, do të paguajë 9 mijë lekë në vit, pasi paguan taksë më të lartë për truallin të barabartë me 2 200 lekë në vit.

Për banesën e dytë në pronësi të një individi, taksa e ndërtesës dyfishohet.

Dhurimet e banesës taksohen me një mijë lekë për metër katror ose dy mjë lekë për metër katror nëse ajo përdoret si dyqan.

Taksat për familjartë/individët do të paguehn në 12 këste mujore dhe do t’i bashkangjiten faturës së ujit. Kjo do të thtoë që fatura mujore e ujit për çdo familje kryeqytetase do të rritet me të paktën 700 lekë.

Taksat për bizneset e vogla

Screenshot 2016-02-24 01.01.40

Një dyqan shitjeje me pakicë, ose siç i quajmë ndryshe një ushqimore lagjeje, me sipërfaqe 40 m2, me xhiro vjetore nën 2 milion lekë, dhe tabelë identifikimi mbi 2 m2 do të paguajë rreth 61 mijë lekë në vit.

Vitin e shkuar një biznes i tillë paguante 25 mijë lekë tatim mbi fitim dhe 12 mijë lekë taksa vendore, pra 35 mijë lekë në total, ndërsa tani do të paguajë 24 mijë lekë më shumë.

Çdo shërbim i kërkuar nga zyra e taksave e Bashkisë Tiranë do të jetë me pagesë — për çdo vertetim të thjeshta nga kjo zyrë qytetarët dhe bizneset do duhet të paguajnë 200 lekë.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme