Berisha minisuperkomunikues – Koment

Nga Bildo
Berisha minisuperkomunikues – Koment

Sapo fitoi zgjedhjet në vitin 2005, Kryeministri Berisha, u nis menjëherë për në Romë për të takuar investitorët italianë. Në takimin me ta, ai shpjegoi strategjinë e tij më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik për Shqipërinë: zhvillimin e hidrocentraleve përmes konçesioneve.

Përherë i aftë për të gjetur një fabul apo metaforë, Kryeminsitri i la të gjithë me gojë hapur në atë takim, kur për të përcjellë idenë e Shqipërisë që donte të ndërtonte, përdori termin “Shqipëria minisuperfuqi energjitike”.

Në viti 2012, për të tërhequr investitorët e huaj italianë në sektorin e veshmbathjeve, Kryeministri Berisha përdori metaforën “Shqipëria, Kinë e Vogël”, për të nënkuptuar se kushtet e favorshme që operatorët italianë kërkonin në Kinë, mund t’i gjenin më qetësisht në Shqipëri, shumë më afër shtëpisë së tyre.

Në një fjalë të tij në Kuvend, të enjten e shkuar, ish Kryeministri Berisha, për të treguar gjendjen e rëndë të rendit në vend, ku vrasjet janë normalitet ditor dhe ku shteti nuk nuk arrin të ndalojë zinxhirin e krimeve, ai hodhi në treg termin “Shqipëria, Mini Afganistan.”

Mesa duket, ish Kryeministri Berisha është i fiksuar me përmasat e vogla të Shqipërisë, e ndoshta për këtë arsye ka qenë një nga ithtarët e Shqipërisë së madhe, natyrisht të udhëhequr prej tij.

 

Lajme te ngjashme