PD akuzon ministrin Tahiri për korrupsion me uniformat e policisë

Partia Demokratike akuzoi, sot, ministrin Tahiri për korrupsion me tenderin për uniformat e policisë. “Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministri,” deklaroi Enkeleid Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD.

Sipas opozitës, asnjë informacion për proçesin apo zgjedhjen  e fituesit nuk u bë publik nga ministri. Zoti Alibeaj u shpreh se ministri Tahiri ka shkelur hapur ligjin, duke mos respektuar proçedurat e tenderimit dhe duke mos u konsultuar më parë me ekspertët dhe policët.

Lajme te ngjashme