Të mendosh si Rama: shqiptarët janë dembelë

Të mendosh si Rama: shqiptarët janë dembelë

Edhe pse ekonomia shqiptare nuk krijon dot punë të reja dhe vendi ka nivelin e dytë më të lartë të papunësisë në Europë, duket se qeveritarët kanë vendosur që ta shpjegojnë papunësinë me dembelimin e supozuar të popullit shqiptar.

Deri më sot, ka qenë Kryeminsitri Rama ai që ka shprehur në shumë raste, me arrogancë e përçmim, mendimin e tij se shqiptarët janë dembelë e parazitë. Por, tani duket se shembullin e tij po e ndjekin qeveritarë dhe drejtues të tjerë të lartë publikë, për servilizëm apo sepse ashtu e mendojnë vërtet. Më të fundit qenë Minisitri Klosi dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë Nikolin Jaka.

Kryeministri Rama, 3 nëntor 2015:

“Këtu puna konsiderohet një Babagjysh i Vitit të Ri, që duhet të vijë në shtëpi, duhet të trokasi, duhet të vijë te krevati, duhet të thotë: zgjohu se erdha, hajde ikim bashkë tashti, të të tregoj se ku jam! Dhe ti t’i thuash: Ik ti përpara, se unë do zbres poshtë, do pi kafe edhe do shof Facebook se çfarë ka bërë qeveria dje.”

Ministri Blendi Klosi, 3 shkurt 2016:

“Dhe qytetarët shqiptarë kanë një problem shumë të madh në këtë drejtim, pasi në radhë të parë e presin punën në shtëpi, në radhë të dytë e kanë të vështirë të orientohen në tregun e punës. Në Shqipëri ka nevojë për profesionistë; në Shqipëri ka nevojë për njerëz që duan të punojnë dhe që dinë të punojnë.”

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, 3 shkurt 2016:

“Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë.  Sfida e dytë që evidentohet çdo ditë, është të kthejmë dëshirën dhe dashurinë për punë.”

Lajme te ngjashme