Zoti Tahiri, pse ishin çuar policët për të mbrojtur hunj të paligjshëm?

Zoti Tahiri, pse ishin çuar policët për të mbrojtur hunj të paligjshëm?

Ministri Saimir Tahiri ka reaguar pas dhunës që policia ushtroi ndaj qytetarëve, që protestuan kundër planeve të kryebashkiakut Veliaj, duke u shprehur se “kjo nuk është policia që duam.”

Por ky shkarkim i përgjegjësisë tek policët është i pa drejtë, sepse policët nuk duhet të ishin atje sot.

Rrethimi me hunj i parkut te liqenit nga Bashkia Tiranë është i paligjshëm—pasi për të nuk ka leje ndërtimi dhe janë bërë një sërë shkeljesh të tjera.

Prandaj Zoti Tahiri duhet t’i japë përgjigje publikut:

Çfarë bënin policët në parkun e liqenit, sot?

Mbi çfarë baze ligjore ishin dërguar ata atje?

Me kërkesë të kujt u bë mobilizimi i policisë në mbrojtje të hunjve? Të Bashkisë Tiranë? Çfarë motivacioni kishte kërkesa?

Kush e drejtonte operacionin policor, sepse në operacion morën pjesë policë bashkiakë, të rendit dhe rrugorë?

Kush vendosi që policët të vendoseshin si gardh para hunjve?

Si ishin informuar dhe instruktuar policët, para se të merrnin këtë detyrë? Çfarë ju tha atyre se duhet të mbronin?

Dhe vërtetë, çfarë po mbronin policët? Zaptimin e paligjshëm të një parku publik? Veprimet e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj?

A do mbajë përgjegjësi kush për veprimet e dhunshme të policisë?

Lajme te ngjashme