Deputeti Suli i gatshëm ta dërgojë mandatin e tij në Kushtetuese

Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti socialist Rakip Suli u shpreh i gatshëm të dërgojë mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë kjo e bërë më parë nga Partia Demokratike.

Sipas opozitës, Zoti Suli ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ka patur mandatin e deputetit, cka përbën shkelje të kushtetutës. Kërkesa e PD-së nuk u mori miratimin e Kuvendit. Për këtë arsye opozita ka bllokuar prej dy javësh seancat plenare.

Më herët  deputetja Valentina Leskaj, dhe ajo e akuzuar nga opozita, pranoi ta dërgojë mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme te ngjashme