Nevini nuk është budallaqe, ajo thjesht mendon që ne të tjerët jemi budallenj

Nevini nuk është budallaqe, ajo thjesht mendon që ne të tjerët jemi budallenj

Nevin Bilali, një vajzë e re pa mbushur të 30-at, këshilltare e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, u ngjit para dy ditësh në tarracën e godinës së bashkisë, nga ku informoi se, tashmë, kjo tarracë është e gjelbërt. Me këtë rast, ajo njoftoi fillimin e një projekti të madh të Bashkisë Tiranë për t’i bërë të gjelbërta tarracat e qytetit.

Ndërsa fliste, mbrapa shpinës së saj kamera tregonte disa saksi me bimë dekorative, një tapet bari (nuk dallohej nëse ishte bar sintetik apo natyral) të hedhur si rrogoz mbi një pjesë të tarracës, si dhe disa stola nga ata që gjenden në parqe.

Qëllimi i daljes së zonjushës Bilali ishte i qartë: si kjo tarracë “pionere” do bëhen edhe tarracat e tjera të qytetit, në të cilat do të pushohet dhe merret ajër i pastër, njësoj sikur të ishe në park. Nënkuptimi ishte, gjithashtu, i qartë: Bashkia nuk po betonizon parqet, por përkundrazi po e kthen të gjithë qytetin në “park”.

Deklarata e saj ngalli interes publik, por për arsyen e gabuar. Në intervistë, Zonjusha Bilali u shpreh se tarracat e gjelbërta zvogëlojnë përmbytjet. Kjo gjë tingëlloi e pabesueshme dhe, kështu, filluan talljet në rrjetet sociale duke e quajtur zonjushën gafaxhie e budallaqe.

Por zonjusha këshilltare ka të drejtë: tarracat e gjelbërta janë shpikur (në Gjermani, në vitet 1960-të) dhe përdoren në shumë vende, kryesisht, për kufizimin e përmbytjeve, duke qënë se ato thithin dhe mbajnë një pjesë të ujrave të shirave—një tarracë e gjelbërt mund të mbajë deri 40 për qind të rreshjeve dimërore dhe deri 70 përqind të atyre verore.

Prandaj, etiketimi si gafaxhie apo budallaqe i zonjushës është i padrejtë dhe krejtësisht i pabazë.

Etiketimi i duhur duhet të ishte “manipulatore” dhe “gënjeshtare”: ajo që bashkia kishte sajuar, dhe zonjusha ja shiti publikut për tarracë të gjelbërt, nuk ka asnjë lidhje me tarracat e gjelbërta. Një tapet bari i hedhur mbi betonin e tarracës nuk është “tarracë e gjelbërt”, madje bari i saj pak gjasa ka të mbijetojë e jo më të mbajë një pjesë të ujrave të shiut.

Sikurse, shpjegohet më poshtë, një tarracë e gjelbërt është një sistem i sofistikuar dhe shumë i shtrenjtë, e pak gjasa ka të aplikohet në Shqipëri në të ardhmen e afërt.

Zonjusha këshilltare e Kryetarit të Bashkisë është, pa dyshim, e vetëdijshme për këtë gjë, por, ndoshta, duke e menduar veten shumë të zgjuar dhe të tjerët budallenj, ajo gënjeu e keqinformoi pa asnjë hezitim.

“Zgjuarsia” e saj, dhe e shumë të tjerëve si ajo, është lajm i keq, jo vetëm pse në thelb është përçmim ndaj njerëzve, por edhe për faktin se një vajzë e re dhe e paskrupullt, që i shërben verbërisht shefit, nuk është shenjë e mirë për të ardhmen e një vendi që ka 25 vjet që nuk shkëputetet dot nga mentaliteti komunist në qeverisje dhe politikë.

***

Çfarë janë çatitë e gjelbërta

“Çati e Gjelbër” është çatia e një ndërtese e mbjellë pjesërisht ose plotësisht me bimësi.

Çatitë e gjelbërta përbëhen nga një sistem shtresash të ndryshme me materiale dhe funksione të ndryshme, sipas disa kritereve të mirë përcaktuara.

Kostoja e ndërtimit të një çatie të tillë varion nga 150-300 dollarë për m2 për sistemet e thjeshta dhe mund të shkojë deri në 3 mijë dollarë për mpër sistemet e posaçme.

Mbi të gjitha, ato nuk mund të instalohen në çdo lloj terrace, por kërkojnë kushte të caktuara ndërtimi dhe izolimi.

Minimalisht një tarracë/çati e gjelbër duhet të ketë, të paktën, këto elementë/shtresa:

  • Hidroizolim të veçantë në bazën e tarracës/çatisë
  • Një shtresë/membranë izoluese ndaj ujit
  • Një shtresë kulluese që shërben për drenazhimin e ujit që arrin në këtë thellësi dhe kanalizimin e tij në tubat e shkarkimit
  • Një shrese filtrimi/ventilimi
  • Një shtresë dheu dhe materialesh të tjera që shërbejnë për mbjelljen dhe ushqimin e bimësisë
  • Bimësia

 

6ca3cccaa3d3e193ec1896b05740827b

Lajme te ngjashme