Tiranë e Bajram Curri, protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë

Tiranë e Bajram Curri, protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë

Qindra qytetarë protestuan sot, në qytetin e Tiranës e të Bajram Currit kundër ndërtimit të 11 hidrocentralëve në lumin e Valbonës.

Disa prej tyre të organizuar përpara Kryeministrisë në Tiranë, e qindra të tjerë në bulevardin kryesor të Bajram Currit, i kërkuan qeverisë të mos shkatërrojë parkun kombëtar dhe lumin e Valbonës.

Protestuesit thanë se ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë. Ata u shprehën se qeveria po qeveris me arrogancë, pa u interesuar për qytetarët, mjedisin apo turizmin e po jep me konçesion çdo lumë e luginë për të ndërtuar hidrocentrale.

Lugina e Valbonës me një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh është shpallur Park Kombëtar që në vitin 1996 dhe çdo vit vizitohet nga qindra turistë. E gjithë krahina ka investuar në aktivitete lidhur me turizmin, prej të cilit sigurojnë të ardhurat për të jetuar.

Por pak kohë më parë, qeveria dha me konçesion ndërtimin e 11 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit, ç’ka do të thotë betonizim e shkatërrim të florës e faunës së zonës dhe shkatërrimin e një prej pikave turistike më të vizituara nga turistë vendas e të huaj.

 

 

Për më shumë lidhur më atë ç’ka po ndodh në Valbonë, lexoni:

Krimi kundër Valbonës dhe thesareve të tjera të natyrës

 

 

 

Lajme te ngjashme