BDI largohet nga qeveria e Maqedonisë

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim largoi të gjithë drejtuesit e saj nga postet ministrore nga Qeveria e Maqedonisë.

Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme, por kryetari i BDI-së Ali Mehmeti nuk shpjegoi arsyet e këtij hapi.

BDI është partia përfaqësuese e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Drejtues të lartë të saj mbanin poste të rëndësishme në qeverinë teknike të Kryeministrit Dimitriev.

Sipas mediave vendase, një prej arsyeve që mud të këtë cuar në këtë vendim është bërja publike e një regjistrimi erotik mes Musa Xhaferit, zëvendës kryeministër dhe Ermira Mehmetit, deputete e BDI-së, skandal që prej ditësh është në qendër të debateve politike në vend.

Lajme te ngjashme