Masakra e betonit në Parkun e Liqenit — Pamjet më të fundit Pamje nga betonizimi per ndertimin e "kendit te lojrave"

Më poshtë janë fotot më të fundit që ka siguruar exit.al nga ecuria e punimeve në Park. Ato dëshmojnë se i ashtuquajturi “kënd lojrash” është një vepër masive betoni që nuk ka asnjë lidhje me natyrën dhe me argëtimin e fëmijëve në natyrë.

Një nga justifikimet kryesore të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e këndit të lojrave ishte se ajo donte t’i nxirrte fëmijët nga qendrat tregtare në natyrë, por ajo që po bën, në të vërtetë, Bashkia është riprodhimi në natyrë i infrastrukturës së qendrave tregtare.

Parku i Liqenit do jetë, ndoshta, i vetmi park në botë ku fëmijëve nuk u ofrohet asnjë mundësi të lozin nëpër pemë—në vend të ngjitjes dhe kacavjerrjes në pemë, Bashkia po u ndërton fëmijëve në mes të pemëve një mur gjigand betoni ku të kacavirren.

Në vend të lojrave në bar dhe terrenin e parkut, Bashkia ka vendosur t’u ndërtojë fëmijëve fusha basketbolli dhe tavolina pingpongu duke shkatërruar gjelbërimin dhe relievin natyral.

Në mënyrë akoma më të pakuptimtë, në vend t’u mundësojë fëmijëve të vrapojnë dhe luajnë në natyrë, Bashkia ka vendosur të ndërtojë, në mes të parkutnjë, një tren gjigand elektrik për të sjellë fëmijët vërdallë, madje me pagesë.

7cda1309-5818-4252-bc92-3a7384b88580_logo499da2c1-cb14-4c95-be13-8d4d31e2bd0b_logo3192118a-f117-4c9d-817b-44c9d360382d_logoaa665fc4-14fa-4b44-b6a1-6da5c62270ed_logoa2bbcd1f-3729-4741-a481-9255c9fae272_logob9064e1c-152b-4439-9d95-60066e3c7faa_logoc028b4bb-9102-4cac-822a-92d529c7798d_logoc78d742d-06b3-4ad5-b485-72d3d99b79a1_logo