PD denoncon korrupsionin, Rama jep 9,5 milionë dollarë për 950 metra rrugë

Partia Demokratike denoncoi, sot, korrupsionin që Kryeministri Rama po bën me segmentin rrugor Lin-Pogradec.  Sekretarja për Marrëdhëniet me Publiku në PD, Grida Duma tha se Zoti Rama ka favorizuar kompanitë e miqve të tij, duke shpërndarë 9 milion e gjysëm dollarë pa garë, me fitues të përcaktuar më parë, për ndërtimin e rrugës.

“Mbi 9 milionë e gjysëm dollarë, ose 9 miliardë e 720 milionë lekë i ka dhënë Edi Rama një firme ndërtuese, pa konkurs, për të bërë më pak se një kilometër, saktësisht 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit. Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni,” deklaroi sekretarja për Marrëdhëniet me Publiku në PD Grida Duma.

Në fund, ajo shtoi se kontrata ka dhe shkelje të tjera si mungesa e mbikqyrësit të punimeve, siç e parashikon ligji.

Lajme te ngjashme