Rilindja 2016 sjell në krye të partisë Rilindjen 1980 – Katër gjëra që mësuam nga zgjedhjet në PS

Rilindja 2016 sjell në krye të partisë Rilindjen 1980 – Katër gjëra që mësuam nga zgjedhjet në PS

Partia Socialiste, si të gjitha partitë shqiptare, është parti autokratike ku të gjitha vendimet merren nga kryetari i partisë dhe një grusht i vogël njerëzish me të cilët ai zgjedh të konsultohet.

Për këtë arsye, zgjedhjet në parti për pozicionet e tjera nuk kanë asnjë lloj vlere thelbësore me përjashtim si tregues i marrëdhënieve që kryetari ka me to.

Çfarë mësuam nga zgjedhjet në PS:

  •  Gramoz Ruçi vazhdon të mbetet njeriu më i rëndësishëm i Edi Ramës për të kontrolluar Partinë Socialiste. Zoti Ruçi është personi falë të cilit Edi Rama u bë kryetar i PS-së në vitin 2005. Platforma Rama u votua kundër nga delegatët në kongresin e PS-së në vitin 2005. Por, falë manovrave dhe prapaskenave të drejtuara nga Gramoz Ruçi dhe blerjes së delegatëve të kongresit votimi në PS u ripërsërit dhe fitues doli, natyrisht, Edi Rama.
  • Rilindja e vitit 2016 është e njëjtë si Rilindja e Partisë së Punës në vitit 1980. Në vitet 80 Partia e Punës tentoi të “rilindtte” duke afruar figura të reja si Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj etj. Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Koço Kokëdhima, e deri diku Musa Ulqini, janë njerëz më karrierë të lartë politike që gjatë viteve 1980. Ato do kishin bërë karrierë politike edhe sikur regjimi të mos kishte ndryshuar, njësoj siç po bëjnë edhe sot në PS. Këtë e pohoi dhe deputeti Taulant Balla, në një deklaratë për media, ku u shpreh se “Nuk ka asnjë kandidaturë tjetër në PS që mund të zëvendësoj Gramoz Ruçin. Ruçi është modeli më i mirë i një karriere në PS”.
  • Koço Kokëdhima, tashmë do të jetë edhe de jure një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS. Zoti Kokëdhima, de facto, është një nga njerëzit më të rëndësishëm të Kryeministrit Rama. Ai konsiderohet gjerësisht si mentori dhe udhëheqësi intelektual e shpirtëror i Kryeministrit. Zoti Kokëdhima po shpërblehet me pushtet dhe me imunitet gjithmonë e më të madh politik.
  • Kryetari Rama shpërbleu të gjithë ato që janë bërë avokatët e tij më të mëdhenj në publik si Taulant Balla, Alfred Peza, Erion Braçe, Elisa Spiropali.

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme