Intervista e kryetarit të PD-së Lulzim Basha – Pikat kryesore

Intervista e kryetarit të PD-së Lulzim Basha – Pikat kryesore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bisedoi dje, me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion.

Deklaratat kryesore të tij ishin:

Për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar

  • Ky projekt kështu si është konceptuar nuk është për sportdashësit, por për klientët e qeverisë.
  • Rama do kulla. Kjo është një nga bëmat e tij.  Ky stadium siç është konceptuar nuk është stadium, por është një hu.
  • Ndjesë që nuk e ndërtuam ne dhe i garantojmë shqiptarëve që ky stadium do të ndërtohet edhe pa kullë.
  • Çdo investitor dhe çdo bankë që krediton këtë projekt është i paralajmëruar nga Partia Demokratike se do të mbajë konsekuenca të plota materiale e financiare. E kuptojnë vetë ata se çfarë do të thotë kjo: është qëndrim për të mbrojtur interesat publike dhe jo një kërcënim.

Për reformën në drejtësi

  • Ndryshe nga Rama ne e mirëpresim ambasadorin Lu në mbledhjen  tonë. Madje edhe me prani të medias. Ky është dallimi i parë mes nesh. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur.
  • Për çështjet politike të reformës  duhet të ketë dakordësi mes palëve. Këtë nuk e zgjidhin dot ndërkombëtarët. Këtë e ka në dorë PS, LSI dhe PD.
  • Për emërimet e gjyqësorit, për disiplinimin e tij, për Byronë Kombëtare të Hetimit duhet dakordësi politike.
  • Rama do ta kishte BKH-në në xhepin e tij tashmë, po të mos ishte opozita për t’i thënë se BKH-ja e varur nga qeveria s’mund të hetojë korrupsionin e qeverisë.

Për çështjen e Emiljano Shullazit dhe lidhjet e qeverisë Rama me krimin

  • Emiliano Shullazit ka lidhje të forta në kupolën e lartë të Policisë së Shtetit, njerëz të cilët më pas promovohen nga ministri Tahiri pikërisht se janë njerëzit e Emiliano Shullazit.
  • Vetëm tri ditë më parë janë bërë mbi 25 ngarkesa në kamion me pleh organik që kanë lëvizur nga ura e Lushnjës për në pyjet e Selenicës, ku vëllezërit Habilaj po kultivojnë më mijëra bimë kanabis sativa. Habilaj që po përgatisin një sasi të madhe kanabisi në këtë qark në garancinë e drejtorit të policisë së Policisë së Kufirit, Jeart Çela.
  • Unë kam këtu materiale të rëndësishme që për fat të mirë përmbajnë fakte dhe të dhëna që disponohen edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Për shembull, Gëzim Zhupa është një tjetër lidhje e Shullazit, por edhe e organizatave të tjera kriminale, Jeart Çela drejtori i Policisë së Kufirit Vlorë, Ermal Muça, Ëngjëllush Avdyli.
  • Këtu janë emrat e mbi 80 oficerëvë të Policisë së Shtetit të dyshuar për përfshirje në aktivitete në ndihmë të organizatave kriminale, trafikut dhe kultivimit të drogës. Duke filluar që nesër do t’i bëjmë publike.
  • Çdo informacion që PD-ja ka për shkelje të ligjit do të dërgohet në prokurori për hetim.

 

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme