PD akuza ndaj Veliajt: Pezulloi pa të drejtë policin e gjobës së 8 dhjetorit

“Erion Veliaj, falsifikatori i gjobës ndaj PD-së për protestën popullore të 8 Dhjetorit, është hakmarrë ndaj policit bashkiak Besmir Karaj, duke e larguar nga puna.”

Kjo ishte deklarata e anëtarës së Këshillit Bashkiak Reila Bozdo, në ëmer të Partisë Demokratike. Aja tha se integriteti dhe kurajo e policit Karaj për të denoncuar publikisht falsifikimin e një gjobe iu shpërblye me largim të paligjshëm nga puna. “Në tre vjet, polici Karaj nuk kishte asnjë shkelje apo vërejtje për punën e tij, por gjithsesi u pezullua”, shtoi anëtarja e Këshillit Bashkiak.

Zonja Bozdo denoncoi, gjithashtu, mos hetimin e çështjes së falsifikimit të firmës nga prokurori Ardian Dyrmishi. Ajo u shpreh se  në oligarkinë e Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, këta të fundit janë mbi ligjin dhe drejtësinë.

Lajme te ngjashme