Partia Demokratike: Kryeministri Rama e ministri Beqaj korrupsion e mungesë transparence në shëndetësi

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministri Rama dhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për korrupsion me fondet e shëndetësisë dhe mungesë transparence.
Në një deklaratë për shtyp,deputetja Albana Vokshi deklaroi se: “Kryeministri Rama dhe ministri Beqaj pasi ndanë 340 milionë euro me klientët e tyre në shëndetësi,kanë urdhëruar vartësit të bllokojnë çdo lloj informacioni.”

Zonja Vokshi tha se para dy javësh, në cilësinë e deputetes dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar, kishte kërkuar informacione dhe dokumente lidhur me tenderat dhe koncesionet e Check up-it, hemodializës dhe të aparaturave për sëmundjet tumoriale. Ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ministri dhe vartësit e tij.

Deputetja Albana Vokshi i kërkoi ministrit Beqaj t’i përgjigjet kërkesave të saj për informacion dhe të jetë transparent për të gjithë koncesionet e dhënë prej tij, në krye të ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme te ngjashme