PD propozon ndryshime kushtetuese: Kujt i hiqet mandati i deputetit, të mos kandidojë më

PD propozon ndryshime kushtetuese: Kujt i hiqet mandati i deputetit, të mos kandidojë më

Partia Demokratike propozoi sot ndryshime kushtetuese për të ndaluar zgjedhjen si deputet të personave që e kanë pasur njëherë funksionin, por iu është hequr mandati për shkak pajtueshmërie me Kushtetutën.

Amendamentin e Dekusarizimit, siç e ka quajtur PD, e depozitoi sot në Parlament kreu i PD-së Lulzim Basha. Zoti Basha tha se ky amendament do të ndalë rizgjedhjen e atyre që zhvasin paratë dhe pasuritë publike të shqiptarëve.

Amendamenti është ndërmarrë nga 28 deputetë të Partisë Demokratike, por për miratimin e tij do të duhet 93 vota nga 140 deputetë të Kuvendit. Emrat e deputetëve propozues nuk janë bërë ende publik.

Amendamenti duket se ka marrë shkas nga rasti i ish deputetit socialist Koço Kokëdhima, të cilit iu hoq mandati i deputetit pak ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese. Zoti Kokëdhima kishte përfituar fonde publike gjatë kohës që ishte deputet.

Partia Demokratike ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe shqyrtimin e mandatëve të dy deputetëve të tjerë socialist, Valentina Leskaj e Rakip Suli. Të dy deputetët akuzohen për përfitime të fondeve për shkak të detyrës.

Lajme te ngjashme