Prokuroria mbyll hetimet për ish-ministrin Ksera, akuzohet për vjedhje të 30 milionë lekëve

Prokuroria e Tiranës mbylli sot hetimet për çështjen e ish-ministrit Spiro Ksera dhe katër ish-vartësve të tij, zyrtarë të lartë në ministri.

Ata akuzohen se kanë vjedhur 30 milionë lekë nga fondet publike duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente. Ata kanë përvetësuar fondet e disa aktiviteteve kulturore për grupet me nevoja specifike, të cilat realisht nuk janë bërë.

Zoti Ksera u arrestua në fund të janarit dhe aktualisht është në arrest me burg.

Spiro Ksera ishte Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në mandatin e dytë të qeverisë Berisha. Fillimisht anëtar i PDNJ-së, ai iu bashkua PD-së në vitin 2009 dhe u zgjodh deputet i saj për Gjirokastrën.

Lajme te ngjashme