"Të fortët" e Kryebashkiakut Veliaj ngacmojnë protestuesit

"Të fortët" e Kryebashkiakut Veliaj ngacmojnë protestuesit

Dhunë verbale, dhunë policore dhe tani dhunë të fortësh—kështu duket se ka përparuar qëndrim i i Kryebashkiakut Veliaj ndaj kritikëve të tij.

Dhuna e tij verbale drejtuar ndaj të gjithëve që e kritikojnë dhe protestojnë kundër betonizimit të Parkut të Liqenit, është shoqëruar muajt e fundit nga shtypja me dhunë policore e protestave— dhjetëra protestues janë dhunuar fizikisht dhe janë ndaluar prej policisë gjatë protestave.

Dita e sotme ofroi një nivel të ri të dhune: dhunën e të fortëve të rrugës ndaj kritikëve të Zotit Veliaj.

Në tubimin e sotëm para Gjykatës Administrative—e cila do të shqyrtonte anullimin e lejes se ndërtimit të pallateve nën digë—ishin dhjetra qytetarëve të cilët kanë protestuar prej vitesh kundër çdo lloj ndërhyrje apo ndërtimi në zonën e Parkut të Liqenit.

Disa prej tyre mbanin pankarta si kundër ndërtimeve nën digë edhe kundër ndërtimit të të ashtuquajturit kënd lojrash në park.

Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer disa “të fortëve”, të cilët i ishin përgjigjur thirrjes së Kryebashkiakut Veliaj për të protestuar për drejtësi, së bashku me dhjetra punonjës të bashkisë dhe militantë të PS-së.

Prandaj, ata sulmuan verbalisht qytetarët që mbanin pankartat kundër ndërtimit në Park, u rrëmbyen atyre pankartat dhe i grisën ato.

Policia e shtetit në vend që të ndërhynte për të neutralizuar situatën dhe për të larguar provokatorët që grisën pankartat, arrestuan tre qytetarët që i mbanin ato.
Kjo skenë ndodhi para syve të Zotit Veliaj, i cili, në mënyrë cinike dhe armiqësore, i cilësoi qytetarët simpatizantë të PD-së, që për Zotin Veliaj nënkupton armiq që duhen përzënë.

Për ta përforcuar idenë e armiqësisë, në fjalimin e tij Zoti Veliaj deklaroi se të protestosh kundër këndit të tij të lojrave është kriminale.

 

Lajme te ngjashme