Kur media dhe politikanët ja fusin kot — 90 për qindëshi i reformës

Kur media dhe politikanët ja fusin kot — 90 për qindëshi i reformës

Shumica dhe pakica kanë rënë dakord për shumë përcaktime të reformës, por nuk kanë rënë dakord për një gjë të rëndësishme: mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve që do të administrojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen e gjithë sistemit të drejtësisë dhe do të emërojnë dhe shkarkojnë pothuajse të gjithë funksionarët e sistemit të drejtësisë.

Por kjo situatë në media dhe nga disa politikanë po paraqitet sikur shumica dhe pakica kanë rënë dakord për 90 përqind (ka nga ata që thonë 99 për qind) të reformës dhe ka mbetur vetëm një përqind (apo 10 përqind) për t’u dakordësuar mes palëve.

Arsyeja e këtij perceptimi është sepse reformës ata i referohen në mënyrë sasiore: për sa nene të draftit është rënë dakord dhe për sa jo, apo për sa çështje si numër është rënë dakord e për sa jo.

Është një farë matje me “kile” e reformës. Është, natyeisht, vlerësim jo vetëm i gabuar, por edhe krejtësisht keqinformues. PD dhe PS vërtet kanë rënë dakord për të gjitha çështjet me përjashtim të njërës (e cila, në fakt, prek një sërë çështjesh dhe nenesh të draftit të reformës), por kjo 1 çështje është çështja më thelbësore, është vendimi me ndikimin më të madh në gjithë reformën në drejtësi.

Nëse do të gjykonim për nga rëndësia është më e saktë të thuhet se është rënë dakord për 10 përqind të reformës dhe nuk është rënë dakord për 90 përqind të reformës se sa e ansjellta— një vlerësim më i saktë, nëse do të duhej të jepej patjetër në mënyrë sasiore, ndoshta do të ishte që është rënë dakord për 40-50 përqind dhe ka mbetur 50-60 për qind për t’u rënë dakord.

Lajme te ngjashme