Stadiumi Qemal Stafa kthehet në impiant inertesh

Stadiumi Qemal Stafa kthehet në impiant inertesh

Ka pak ditë që stadiumi Qemal Stafa nuk ekziston më, ose më mirë ajo që ka mbetur prej tij është vetëm tribuna ballore në pritje të teknikëve italianë për ta zbërthyer e për të shpëtuar fasadën e jashtme.

Por ajo që nuk pritej është se ekskavatorët e firmës AlbStar, edhe pse kanë përfunduar shkatërrimin e tribunës, vazhdojnë të bëjnë akoma pluhur dhe zhurmë në një aktivitet krejt të paparashikuar.

Ashtu si e shikojmë edhe nga fotot, kantieri është kthyer në një poligon prodhimi mbeturinash në qendër të qytetit. Kompania ka instaluar mullirin bluajtës me qëllim që të copëtojë gërmadhat e betonit të shembur, për t’i ndarë nga hekuri që përmbajnë, për të ricikluar gërmadhat në formë mbeturinash dhe për të shitur hekurin si hekurishte.

 

3

Një aktivitet i tillë, që me siguri do të justifikohet ekonomikisht nga kompania, përbën një veprimtari specifike riciklimi mbeturinash dhe prodhimi inertesh, që lëshon pluhura dhe krijon zhurma shumë herë më të larta se standardet e lejuara. Një aktivitet i tillë është vështirë të ndërtohet në qendër të qytetit e për më tepër, pa autorizimet e veçanta të lëshuara nga autoritetet e mjedisore.

Mungesa e një tabele në kantier, edhe pse e parashikuar nga ligji, na ndalon të verifikojmë se kush është saktësisht përgjegjësi i gjithë kësaj. Ndërkohër që gjithë autoritetet mjedisore që për ditë gjurmojnë tymin e një qebaptore për të vënë gjoba, duket se tani nuk gjenden gjëkundi tani.

Lajme te ngjashme