Intervista e Romana Vlahutin – Pikat Kryesore

Intervista e Romana Vlahutin – Pikat Kryesore

Kryetarja e Delegacionit të BE-së në Tiranë Romana Vlahutin ka dhanë një intervistë për Deutsche Welle, ditën e shtunë. Ambasadorja Vlahutin theksoi rëndësinë që ka miratimi i reformës në drejtësi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

“Kjo reformë mbulon të pesta prioritetet [për hapjen e negociatave me BE] pasi elemente të saj janë absolutisht të rëndësishme për lufën kundër krimit të organizuar, korrupsionit,” – tha Zonja Vlahutin.

Ndër të tjera ajo pohoi se:

  • “Gjyqësori dhe cilido pushtet në qeverisje nuk mund të jetë rob i një grupi që në thelb ruan dhe mbron vetëm interesat e veta.”
  • “Duhet të ngrihen institucionet e reja dhe ekuilibri i pushteteve duhet rioganizuar, pushteti u kthehet njerëzve.”
  • “Shqipërisë i duhet kohë për të ngritur institucionet e reja, kohë për të përkthyer vullnetin politik, që u tregua me votimin unanim të reformës, në kapacitete të vërteta institucionale.”
  • “Ne tani do të monitorojmë me shumë kujdes, por edhe do të ndihmojmë shumë për të ngritur fillimisht institucionet e reja të sistemit të drejtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Sistemi i Vetting-ut.”
  • “Nëse 93 për qind e qytetarëve dëshirojnë diçka ajo duhet bërë. Për fat të keq kjo mbështetje nuk u përkthye kështu: na u desh të shpenzonim muaj të tërë duke negociuar për disa detaje, që në rrethana të tjera do të ishin të mirëqëna.”
  • “Mendoj që mënyra sesi janë bërë gjërat këtu për një kohë shumë më të gjatë se disa dekada vazhdon të prodhojë perceptime të tilla, si psh., që nëse ke të bësh me një grua fjala e saj nuk ka peshë, ajo nuk mund të ketë pushtet.”
  • “Mund të them që është një privilegj i madh që si kryetare e delegacionit të BE dhe me përvojën time modeste të ndihmoj në ndryshimin e Shqipërisë. Nuk ndodh shpesh të kesh një shans të tillë shumë herë në jetë.”

 

 

Lajme te ngjashme