Reforma u miratua në sajë “tradhtarëve” të PD-së — Pikat kryesore të fjalimit të Kryeministrit

Reforma u miratua në sajë “tradhtarëve” të PD-së — Pikat kryesore të fjalimit të Kryeministrit

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi deputeti sociaist Fatmir Xhafaj organizoi, dje, një ceremoni falenderimi për ekspertët ndërkombëtarë që ndihmuan në hartimin e draft reformës në drejtësi.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, vazhdoi akuzat ndaj opozitës, ndërsa me fraza romantike e batuta falenderoi ekspertët e Komisionit të Venecias, EURALIUS dhe OPDAT.

Kryeministri nuk la pa përmendur dhe trajnerin e kombëtares së futbollit Gianni De Biazi, që duket se muajt e fundit nuk i ka shpëtuar asnjë fjalimi të Kryeministrit Rama.

Ndryshe nga fjalimet e para të Kryeministrit Rama, ku ai gjithmonë përmendte si një bashkëpunëtor të ngushtë, partnerin e tij në qeveri Ilir Meta, dje Kryeministri Rama nuk i njohu asnjë kontribut në konsensusin e 21 korrikut.

Më poshtë janë disa pjesë nga fjalimi i Kryeministrit Rama:

Një falenderim të madh të gjithë ekspertëve të nivelit të lartë, të cilët, punuan […] në një klimë presioni, akuzash dhe fyerjesh të padenja, me një politikë që vendosmërisht bëri çmos për ta zvarritur e dështuar këtë reformë….  Si Kryeministër, unë ju kërkoj ndjesë për sulmet e vazhdueshme të barbarisë politike ndaj tyre.

[Ekspertët e huaj] u etiketuan që në fillim, djallëzisht, si ekspertët e Partisë Socialiste, ndërkohë që as edhe një prej tyre, as e ka kapërcyer ndonjëherë pragun e shtëpisë sonë politike, as ka kryer, në qoftë edhe një rast të vetëm, shërbimin më të vogël për llogari të Partisë Socialiste.

Fati e solli që Shqipërisë së kësaj periudhe ndryshimesh intensive dhe ngjarjesh kaq të posaçme t’i gjenden pranë disa Xhanë, që nga Gianni De Biasi, tek Gianni Buquicchio. I pari, një lider betejash emocionuese të kombëtares sonë në fushat e blerta të sportit më popullor në botë; i dyti një udhërrëfyes i urtë për të gjithë ne, në ujërat e trazuara të procesit të reformës më themelore për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.

Ne, deputetëve shqiptarë, na kanë munguar vetëm gondolat në sallën e Kuvendit, për t’u ndjerë gjatë çdo sesioni si një grup turistik në zemër të ujërave të Venecias. 

Reforma kushtetuese… u votua nga 100 të deputetëve të Kuvendit falë 3 faktorëve themelorë:

  • Së pari, presioni i vullnetit popullor, që u mishërua natyrshëm qysh në krye të procesit, në bashkëpunimin e shumicës qeverisëse me aleatët strategjikë të Shqipërisë.
  • Së dyti, presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjikë mbi bllokun kundër reformës, që arriti një kulmim vendimtar në fund të procesit.
  • Së treti, presioni që krijoi brenda atij blloku, kurajo e disa deputetëve që garantuan shumicën kushtetuese për votimin e reformës.

Lajme te ngjashme