Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin për profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ndryshimet në ligjin “Për sigurimet shoqërore”, sipas të cilave profesionet e lira duhet të paguanin sigurime shoqërore bazuar në pagën referuese të vendosur nga Këshilli i Ministrave. Pala paditëse është Dhoma Kombëtare e avokatisë.

Në fund të janarit, Këshilli i Ministrave përcaktoi pagat referuese të bazuara në llojin e profesionit; zona ku ndodhet biznesi; eksperienca në punë dhe madhesia e biznesit, dhe jo në xhiron vjetore të biznesit.

Paga referuese më e ulët për 23 profesione që cilësohen si të lira (noterët, mjekët, farmacistët, arkitektët, mësuesit, avokatët etj) u vendos 40 250 lekë, ndërsa më e larta 88 800 lekë.

Miratimi i këtij ligji u shoqërua me protesta të grupeve të interesit si Urdhëri i Dentistëve, Dhoma Kombëtare e avokatisë dhe Asambleja e Profesioneve të Lira.

 

Artikuj të lidhur:

Rriten kontributet pёr disa profesione tё lira

Qeveria tërhiqet nga projektligji i taksave për profesionet e lira

Farmacistët letër Kuvendit: Mos rrisni sigurimet shoqërore

Miratohen pagat referuese për profesionet e lira

Avokatët bllokojnë punën, protestë kundër ligjit të sigurimeve shoqërore

 

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme