Rruga e Kombit, 5 euro për një kalim

Rruga e Kombit, 5 euro për një kalim

Qytetarët do të paguajnë 5 euro për të kaluar në rrugën Milot-Morinë. Lajmi u bë i ditur sot nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Segmenti Milot-Morinë është i gjatë 114 km, nga të cilat pjesa Milot-Rrëshen, rreth 25 kilometra, është rrugë e zakonshme me dy korsi, ndërsa Rrëshen-Morinë është kryesisht autostradë me katër korsi, dy në vajtje dhe dy në ardhje.

Janë të paqarta detajet se si do të vilet kjo taksë, sidomos në segmentin Milot-Rrëshen.

Para pak ditësh, Ministria e Transporteve vendosi dhënien me koncesion 30 vjeçar të përfundimit të ndeërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot-Morinë kompanisë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”.

Kompania do të duhet të ndërtojë një urë mbi lumin Drin, të ndërtojë disa segmente të pambaruara të rrugës, të pajisë rrugën me sinjalistikën e nevojshme dhe ta mirëmbajë atë për 30 vjet.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë koncesion apo se kur do të fillojë aplikimi i tarifës për kalimin në autostradën.

Lajme te ngjashme