Vendimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor

Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor nënshkruan një marrëveshje për hapjen e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimi Rinor – RYCO (Regional Youth Cooperation Office), gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Paris, më katër Qershor.

Kjo zyrë do të ketë për qëllim promovimin e bashkimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve në Ballkan.

Kryetarët e vendeve të Ballkanit u takuan me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentit francez Hollande, Kancelarin e Austrisë dhe Kryeministri italian Matteo Renzi dhe diskutuan për çështjet e emigracionit, sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik.

Përsa i përket dyshimeve se pasojat e daljes së Britanisë nga BE do të mbyllin dyert për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, Presidenti francez Hollande u shpreh se:

“Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar në asnjë mënyrë nuk vë në pikëpyetje angazhimin e marrë kundrejt vendeve të rajonit të Ballkanit. Ato do të respektohen.”

 

Lajme te ngjashme