Turqia urdhëron arrestimin e Fethullah Gulenit

Gjykata e Stambollit ka lëshuar dje urdhër arresti për predikuesin turk Fethullah Gulen, që aktualisht jeton në Amerikë.

Ai akuzohet se ka urdhëruar organizimin e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik.

Gulen ka reaguar menjëherë pas urdhër arrestit duke mohuar çdo lidhje me ushtarët turk që drejtuan grushtin e shtetit.

Fetullah Gulen u shpreh se urdhër arresti ndaj tij është treguesi se sistemi gjyqësor në Turqi është i varur nga Presidenti Ergodan.

Që prej tentativës për grusht shteti më 15 korrik, ku 270 persona humbën jetë, qeveria turke ka nisur një fushatë spastrimi ndaj atyre që i konsideron përgjegjës apo armiq të qeverisë e Presidentit Erdogan.

Lajme te ngjashme