Shkatërrohet në mënyrë kriminale fasada monument e Stadiumit Qemal Stafa

Është shkatërruar dje plotësisht fasada e Stadiumit Qemal Stafa, monument kulture dhe pjesë e ansamblit monumental të Sheshit Nënë Tereza.

Shkatërrimi i fasadës jo vetëm dëmton në vetvete ansamblin monument kulturor të Sheshit Nënë Tereza, që përfshinte stadiumin, por i hap rrugën shkatërrimit tërësor të ansamblit—vepra ndoshta më e rëndësishme kulturore-arkitekturore në vend.

Ky akt kriminal kulturor është bërë në shkelje të hapur të ligjit, me vendim-marrje arbitrare dhe të fshehtë të Kryeminstrit Rama.

Rreth kantierit të ndërtimit të stadiumit të ri nuk ka asnjë tabelë informuese për lejet e nevojshme, siç e parashikon ligji. Asnjë projekt, leje apo dokument tjetër në lidhje me stadiumin nuk është bërë publik deri më sot.

Kryeministria, Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Këshilli i Rregullimit të Territorit, Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk kanë bërë asnjë deklaratë e aq më pak informim të publikut. Gjithçka dihet rreth këtij projekti janë vetëm disa fjalë propagandistike dhe manipuluese, të bëra në publik kalimthi nga Kryeministri Rama muajt e fundit.

Në foto duket qartë se në vend të fasadës, e cila u premtua se do të ruhejë e do të shërbente si fasadë për stadiumin e ri, kanë mbetur vetëm mbeturina inerte dhe hekurishte.

e

t

b

Heqja e fasadës u deklarua që në fillim nga Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të projektit të stadiumit të ri. Por reagimi i qytetarëve bëri që në një deklatatë të dytë ai të premtonte se fasada do të ruhej në një muze brenda stadiumit të ri.

Në mungesë të një projekti të plotë teknik për stadiumin e ri, Zoti Rama e ndryshoi sërish mendjen dhe deklaroi se fasada nuk do të vendosej në muze, por do të shërbente si fasadë e stadiumi të ri.

Prishja e saj ditën e djeshme tregon se Kryeministri Rama ka ndërruar mendje sërish.

Nga ajo që është bërë publike deri më tani për pamjen e jashtme të stadiumit të ri, mund të thuhet se fasada e De Bosios nuk ka asnjë lidhje estetike me stadiumin e ri. Në fakt, siç duket dhe në foto, i gjithë stadiumi i ri nuk është në të njëjtën stil arkitekturor dhe nuk harmonizohet me asnjë prej ndërtesave në ansamblin e Sheshit Nënë Tereza. Stadiumi dhe kulla në trupin e tij do të jenë shumë herë më të larta se Pallati i Kongreseve, Rektorati apo se ndërtesa e Universitetit Politeknik, të gjitha pjesë të ansamblit.

stadiumi kuq e zi