Qytetarët kundërshtojnë ligjin e importit të mbetjeve

Qytetarët kundërshtojnë ligjin e importit të mbetjeve

Dhjetra aktivistë e qytetarë janë duke protestuar kundër miratimit projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” ndërsa ai është duke u diskutuar në Kuvend për t’i hapur kështu rrugën importit dhe përpunimin të plehrave.

Qytetarët e quajnë rikthimin e projekligjit një tradhëti të Kryeministrit Rama, pasi ishte ky i fundit që sapo erdhi në pushtet në 2013-ën vendosi ndalimin e importimit të mbetjeve, votuar nga Qeveria Berisha.

Qytetarët kundërshtuan dhe amendamentin e propozuar nga LSI, që i jepte të drejtën shoqërisë civile të monitoronte zhdoganimin e mbetjeve në pikat doganore. Kjo, sipas protestuesve, nuk ofron asnjë siguri që procesi i përpunimit të plehrave nuk do të dëmtojë shëndetin dhe mjedisin.

Ndërkohë në parlament vijon diskutimi i deputetëve të opozitës kundër projektligjit. Kryeministri Rama ka zgjedhur të mos marrë pjesë në seacë.

Lajme te ngjashme