Ministri Gjiknuri: Nuk mund të anulojmë hidrocentralet në Valbonë – Pikat kryesore të intervistës

Ministri Gjiknuri: Nuk mund të anulojmë hidrocentralet në Valbonë – Pikat kryesore të intervistës

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri bisedoi dje në mbrëmje me gazetaren Auro Sulçe për hidrocentralet në luginën e Valbonës, konfliktin me Bankers e çështje të tjera.

Deklaratat kryesore të tij ishin:

Për hidrocentralet në Luginën e Valbonës:

  • [Kontratat për 11 hidrocentralet në Valbonë] janë kontrata të trashëguara nga qeveria e kaluar që kanë detyrimet e tyre. Janë pasoja të ish-qeverisjes.
  • Është kollaj të thuash anuloje. Të anulosh një kontratë të ligjshme ka pasoja financiare të mëdha.
  • Nuk është ministria e Energjitikës përgjegjëse për vlerësimin mjedisor dhe për anulimin e kontratave.
  • Në zonën e Valbonës nuk do të jepen më kontrata koncesionare.
  • Në zonën e Valbonës dhe në zonat e mbrojtura ne jemi treguar të frenuar për politikat koncesionare.
  • Ne kemi angazhuar veten që në zona të mbrojtura mjedisore nuk do të bëjmë ndërhyrje. Brenda hapësirave ligjore cfarë kemi mundësi ti pengojmë do ti pengojmë.

Për konfliktin e qeverisë me Bankers:

  • Ne jemi duke u përgatitur për tu përballur në arbitrazh me Bankers. Kuptohet që procesi ka kosto, por ne do të shikojmë të gjitha interesat e shtetit shqiptar.
  • Është një proces i vështirë për shkak të modelit të keq të kontratës të negociuar nga qeveria e mëparshme.

Për hidrocentralet në Skavicë:

  •  Nuk pati oferta për Skavicën për shkak të akuzave të opozitës.

 

Lajme te ngjashme